Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident trafiku është regjistruar sot rreth orës 13:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Borovci bëri të ditur se Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media

Back to top button