Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

 

Një aksident trafiku ndërmjet tri veturash ka ndodhur sot në rrugën “Edmon Hoxha” në Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:40 në rrugën “Edmon Hoxha” Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button