Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, lëndohet një person
Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë Prizren, konkretisht në fshatin Xërxë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale një person është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj. /21Media