Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, lëndohet një person
Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:20 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtmin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahemti.
Ahmeti tutje tha se policia ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media
Portali rtv21.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes