Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, gjashtë të lënduar

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha se me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal./21Media

Back to top button