Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Nadakovc.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sot me datën 11.08.2024 rreth orës 11:04 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë në fsh Nadakovc, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, të përfshira janë tri automjete me targa vendore, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri”, ka thënë Pllana./21Media

RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes

Back to top button