Aksident në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, vdiq një 29 vjeçare

 

Një 29-vjeçare ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Mazgit.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtin, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka treguar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor. Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J., 29-vjeç, nuk ka arritur të përballojë plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se  hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë filluar një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button