Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka treguar se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti.

Back to top button