Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Suharekë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale 6 persona kanë marr lëndime trupore”, ka thënë Bytyqi.

Ndërkaq, policia është në vendngjarje duke u marr me aksidentin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button