Aksident zingjiror në Suharekë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një kamioni dhe një furgoni në Gjonovcë të Suharekës ku mbetën të lënduar tre persona, dy nga ta me lëndime serioze.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i njëjti bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë marrë lëndime trupore, ku dy prej tyre janë me lëndime të rënda.
“Sot me datë 11.02.2025, rreth orës 15:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, konkretisht në Fshatin Gjonovc , ku ishin të perfshira dy automjete, një kamion i rëndë dhe nje kamionet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëmeve materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy nga ata lëndime të rënda. Policia është duke hetuar aksidentin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Bashkë me policin në vendngjarje kanë dal edhe zjarrfikësit. Rruga për momentin ende është e bllokuar”, tha Bytyqi. /21Media