Aksident në Veternik, tre persona dërgohen në spital

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur pasditen e së premtes në Veternik.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtimin mjekësor.
Tutje, ajo ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Back to top button