Aksident në Vranidoll, ka të lënduar

 

Një person është lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Lajmi për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.

”Rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjeksore ka kërkuar një person. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button