Aksident në Vushtrri, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një kamioni dhe një veture në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, Vushtrri.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 08:40 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fsh Stanovc, në aksidnet janë përfshirë një kamion dhe nje veturë, përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, ka thënë Zahiti./21Media