Aksident në Vushtrri, një i lënduar
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht përballë ETC-së në Vushtrri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se nga ky aksident, lëndime ka pësuar një person.
“Në aksidentin e ndodhur sot rreth orës 07:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor Vushtrri janë përfshirë dy vetura dhe është një person i lënduar.”/21Media


