Aksident në Vushtrri, viktima dërgohet në Spital

Një këmbësor është goditu nga një veturë, sot në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.
Si pasojë e aksidentit këmbsori ka pësuar lëndime dhe menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën lokale në fshatin Pantinë, të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një veturë civile me targa vendore ka goditur një këmbësor”, ka thënë Zahiti për rtv21.tv.
Njësia rajonale e trafikut ka nisur hetimet për ndriçimin e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Back to top button