Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Zajm të Klinës, dy persona humbin jetën

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

“Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

Trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button