Aksident rrugën Prishtinë -Gjilan, ka të lënduar
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00, në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka thënë se hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media