Aksident te “Kryqëzimi i Dajçit”, një i vdekur, një i lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër -Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.
Automjeti me drejtues shtetasin Z.M është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T.
Siç raportohet, nga aksidenti ka vdekur drejtuesi i mjetit, shtetasi Z.M, ndërsa shtetasi V.T ka marrë dëmtime.
Për shkak të dëmtimeve të marra V.T është dërguar në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit, është bllokuar autostrada Shkodër – Lezhë , ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar në rrugë dytësore./oranews

Back to top button