Aksident trafiku, 7 persona në Spital

 

Shtatë persona kane mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku, në Llaushë të Skënderajt.

Lajmin për portalin rtv21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button