Aksident trafiku, humb jetën një 37-vjeçar

Në aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Kuçovë-Belsh, në Shqipëri automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.
Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi U. Sh., 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.
Drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa lëndime u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç kreu ekzaminimet dhe u lirua për në shtëpi.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve si edhe rrethanave të aksidentit, paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit./oranews
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?