Aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00, mes një veture dhe një motoçiklete në Mitrovicë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë pë rajonin e Mitrovicsës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Zahiti./21Media

 

Back to top button