Aksident trafiku në Istog, vdiq një fëmijë

Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Kovrag të Istogut.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Policia ka njoftuar më tej se deri te aksidenti ka ardhur pasi i dyshuari nuk i është përshtatur kushteve të rrugës gjersa ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Mitrovicë, e godet këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“I njëjti dërgohet në QKMF-Istog e më pas në spitalin rajonal në Pejë, si pasojë e lëndimeve, fëmija ndërron jetë”, vazhdon njoftimi.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje./21Media

Back to top button