Aksident trafiku në mes një kamionete dhe një veture afër Sllatinës, Policia ndan detajet

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një kamionete dhe një veture në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë afër Sllatinës, në të cilin janë lënduar dy persona.
Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
Si pasojë e këtij aksidenti, Krasniqi tha se dy persona kanë marrur tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut njofton se në rrugën Pejë-Prishtinë (Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë tretman mjeksor”, ka thënë Krasniqi për portalin rtv21.tv. /21Media