Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Sot rreth orës 19:20, në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Si pasojë e aksidentit një person ( ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Borovci./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button