“Dyshohet se polici vdiq para aksidentit”, detaje nga rasti i zyrtarit policor në Prishtinë

Një  aksident trafikundodhur në mëngjesin e të hënës në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, derisa një polic ka humbur jetën.

Lajmin për portalin rtv21. tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, i cili tha se vdekja e policit dyshohet të ketë ndodhur para aksidentit.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, ka njoftuar Pllana./21Media

Back to top button