Aksident trafiku në qendër të Gjilanit – lëndohet një person
Një aksident trafiku në qendër të qytetit të Gjilanit ka ndodhur rreth orës 12:51.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Me datën 06.05.2025 rreth orës 12:51 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Abdullah Tahiri” në qytetin e Gjulanit. Në këtë aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person i cili është duke pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit. Hetues të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, tha Osmani. /21Media