Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 8 të lënduar
Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 18:20 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc, Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti./21Media