Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, 3 të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./21Media

Back to top button