Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, mbrëmjen e sotme.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se nga ky aksident ka pësuar lëndime një person nga aksident i cili kanë qenë të përfshira dy automjete.

Përveç dëmeve materiale sipas Osmanit lëndime të lehta trupore ka pësuar një person.

“Rreth orës 20:40 është raportuar për një aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Të përfshirë kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person”, deklaroi ai.

Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Hetues policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, ju kanë përgjigj rastit dhe kanë filluar hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka shtuar Osmani për portalin rtv21.tv /21Media

Back to top button