Aksident trafiku në Shipol, vetura lë të vdekur biçiklistin 65 vjeçar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmje e sotme në Mitrovicë. Në këtë aksident ka humbur jetën një biciklist 65 vjeçar.

Kjo për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Sipas Zahitit mosha e viktimës ka qenë 65 vjeçare ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35 ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një biciklist.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar. Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, tha Zahiti. /21Media

Back to top button