Aksident trafiku në Shirokë të Suharekës, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion sot në Shirokë të Suharekës.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai për rtv21.tv bënë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete ku përveç të lënduarve ka edhe dëme materiale.

“Sot me datë 15.11.2024, rreth orës 11:00 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Shirokë të Suharekës. Në aksident ishin të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme materiale gjithashtu. Policia ka dalur në vendngjarje dhe rasti është në hetime nga policët e Njësisë Rajonale të Trafikut Prizren”, tregon Bytyqi. /21Media

Back to top button