Aksident trafiku, nënë e bijë të lënduara dërgohen në spital

Dy të lënduarat janë jashtë rrezikut për jetë

Në ndeshjen e komunikacionit të ndodhur sot në hyrje të Shkupit, ka mbetur e lënduar 30 vjeçarja, Maja Taskvoiq dhe vajza e saj dy vjeçe Jovana.

Sipas dëshmitarëve aksidenti i ndodhur në Bulevardin Aleksandri i Madh, është shkaktuar nga shpejtësia e madhe e furgonit, i cili ka goditur nga mbrapa veturën ku kanë qenë nënë e bijë, shkruan tv21.tv

Dy të lënduarat janë dërguar me auto-ambulancë në Qendrën Klinike, kurse policia ka dal në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizën.

Nga Klinika e Kirurgjisë thonë se dy të lënduarat janë jashtë rrezikut për jetë, por mbahen në ekzaminim mjekësor deri në marrjen e rezultateve nga mjekët specialistë.

Në aksin rrugorë që lidh kryeqytetin me veriun e vendit ndodhin shumë aksidente komunikacioni, thuhet nga policia, që sipas tyre zakonisht ndodhin nga mos përshtatja e shpejtësisë së auto-mjeteve me tabelat e parapara të komunikacionit./21Media

Back to top button