Aksident trafiku, një i vdekur

Aksidentohet vetura me autobus

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person gjatë një aksidenti që ka ndodhur dje në Istog.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një autobusi. Si pasoj lëndime vdekje-prurës ka pësuar një mashkull K/Shqiptar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pesë pasagjer tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button