Aksident trafiku, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 16:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button