Aksident trafiku, vdiq një 22-vjeçar

Një shqiptar 22-vjeç ka vdekur në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të së shtunës, në rrugën Saronno-Monza.

Raportohet se viktima është Arnold Selishta, nga Mamurrasi.

Vetura e tipit “Range Rover” e ka humbur kontrollin duke u përplasur në rrethrrotullim via Monte Bianco, më pas automjeti kishte marrë flakë.

Mediat italiane raportojnë se në veturë ndodheshin tre persona, të moshës 18, 22 dhe 23 vjeçare./21Media

Back to top button