Aksident zinxhiror ku u përfshinë mbi 80 vetura, 6 të vdekur

Gjashtë persona humbën jetën dhe të paktën 30 tjerë janë hospitalizuar, pasi një stuhi rëre çoi deri të një aksident zinxhiror në autostradën 55 nga Springfield në Illinois.

Policia amerikane ka njoftuar se në aksident kanë marrë pjesë të paktën 80 vetura.

Një pjesë e autostradës është mbyllur, e pritet që ajo të mbetet ashtu deri në orët e pasdites të mërkurës.
Zyrtarët kanë hapur qendra pranimi për ribashkimin e familjeve të viktimave të këtij aksidenti, në qytetin Divernon në afërsi të autostradës.

Videot dhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin re tymi dhe vetura të djegura dhe shumë tjera të dëmtuara – e kishte raportime edhe për shpërthime.

Back to top button