Aksident zinxhiror në qendër të Prishtinës, përfshihen një kamion dhe 3 vetura

Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet sot ka ndodhur një aksident zinxhiror në të cilin janë përfshirë tre vetura dhe një kamion.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se si pasojë e aksidentit tretman mjekësor ka marrë një person.
“Sot rreth ores 09:30 në rrugën Bill Klinton Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe tri veturë. Si pasojë e aksidentit tretman mjeksor ka marrë një person. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata në komunikacion./21Media