Aksidenti i djeshëm në “Ibrahim Rugova”, viktima ishte nga Shqipëria
Një grua ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në autostradën Ibrahim Rugova.
Lajmi fillimisht u konfirmua për rtv21.tv dje nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Deri sa sot policia ka dhënë detaje shtesë. Bëhet e ditur se viktima është nga Shqipëria.
“Autostrada Ibrahim Rugova / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /21Media