Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, lirohet shoferi i autobusit

Është liruar nga burgu D.L. shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin fatal të 25 korrikut në Slavonski Brod të Kroacisë, e në të cilin vdiqën 10 kosovarë,
Telegram.hr”, shkruan se shoferi 52-vjeçar fillimisht ishte ndalur për një muaj paraburgim nga gjykata e Slavonksi Brodit dhe se paraburgimi iu zgjat deri më 22 nëntor. Nga ajo ditë ai do të mbrohet në liri.

Raportohet se lirimi ka ardhur edhe pse s’kanë ekzaminimet psikologjike e neurologjike të shoferit. Kosova dhe Kroacia s’kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale që parasheh ekstradimin reciprok të shtetasve për ndjekje penale.
Në aksidentin e 25 korrikut në Slavoncki Brod, humbën jetën 10 qytetarë që po ktheheshin në Kosovë për pushime. Autobusi i agjencisë “Deva Tours” ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë dhe në të ishin 69 persona, përfshirë edhe dy shoferët, njëri prej të cilëve vdiq në vend./21Media

Back to top button