Aksidenti me autobus në Kroaci, flasin nga kompania dhe MPJ

(Lajm i përditësuar)

Ministria  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë dhënë detaje për rtv21.tv lidhur me aksidentin që ka ndodhur në Kroaci.

“Të nderuar, Lidhur me ngjarjen ju njoftojmë se aksidenti ka ndodhur me datë 6 shkurt, pas mesnate në vendin e quajtur Donja Zdenčina. Ambasada e Republikës së Kosovës Zagreb, ka qenë e njoftuar për rastin, dhe pas komunikimeve me autoritete kroate është konfirmuar se nuk ka asnjë person të lënduar nga aksidenti. Rrjedhimisht ambasadën tonë nuk e ka kontaktuar asnjë person për ndihmë, për shkak se aksidenti nuk kishte pasoja në njerëz. “, thuhet në përgjigjen e MPJD-së


Aksidenti me autobus në Kroaci, flasin nga kompania dhe MPJ

Nga kompania kosovare “Harea” kanë dhënë disa detaje për aksidentin në Kroaci me autobus të ndodhur mbrëmë rreth mesnatës ku ndodheshin rreth 28 persona.

Derisa 26 personat dhe dy shoferë që dërguan një thirrje dramatike për ndihmë dhe se të gjithë pasagjerët duhej të çliroheshin nga autobusi i përmbysur, fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja dhe të njëjtit kanë arritur në destiancionin e tyre.

Kështu kanë bërë të ditur për KosovaPress nga kompania “Hera”.

Derisa nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë deri më tani nuk kanë informacione lidhur me rastin.

Mirëpo, të njëjtit kanë deklaruar se janë në komunikim me ambasadën në Kroaci, porse deri tashmë nuk kanë ndonjë përgjigje.

“Është e vërtetë që autobusi veç e ka devijuar rrugën , gjithë pasagjerët janë mirë, kanë arritur në destinacionin ku kanë pas të zbresin, dhe nuk ka diçka tjetër…Nuk ka të lënduar kanë arrit të gjithë pasagjeret në destiancionet e tyre”, tha ajo.

Mbrëmë rreth mesnatës nga rreth 28 persona të cilët ndodheshin në një autobus të një kompanie nga Kosova, i cili në rrethana të paqarta ka rrëshqitur nga rruga në një kanal dhe në një sipërfaqe me bar në autostradën A1 te Donja Zdençina në Kroaci.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit e Zagrebit kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe me kujdes dhe vëmendje maksimale kanë nxjerrë të gjithë personat nga dera e shoferit. Sipas informacioneve të Jutarnji list dy persona kanë raportuar për lëndime të lehta, shkruan gazeta kroate Jutarnji list.

Përveç njerëzve, nga hapësirat e bagazhit u nxirren edhe bagazhet në mënyrë që kujdesin e mëtejshëm, pas një hetimi policor, ta merrte shërbimi i tërheqjes.

Drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit sipas procedurës standarde. Nuk dihet arsyeja pse ai ka humbur kontrollin e timonit dhe fatin në fatkeqësi është që autobusi nuk është përmbysur plotësisht. Ende nuk dihet saktë dëmi material.


Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zdençinës në Kroaci të mërkurën në mbrëmje, por për fat të mirë, pa lëndime të rënda në njerëz.

Autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit, raporton “24sata.hr”.

Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

Siç ka thënë policia e Zagrebit, të gjithë pasagjerët shpëtuan pasi dolën nga dera e shoferit.

Back to top button