Aksidenti në Klinë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm në hyrje të qytetit të Klinës, ku një autobus është aksidentuar me dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Tutje, Gashi ka bërë të ditur se dy persona kanë marrë lëndime serioze në aksident, njëri nga ta po trajtohet në spitalin rajonal, kurse njëri është dërguar në QKUK.
3 persona të tjerë, sipas Gashit, pas trajtimit mjekësor janë liruar.
Në vendngjarje kanë dalur njësitet e Policisë, Zjarrfikësve dhe prokurori./21Media
 

Back to top button