Aksidenti në Norvegji, ambasada e Kosovës hap linjë telefonike

Një autobus që transportonte disa turistë të huaj të enjten doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht i zhytur në një liqen pranë ngushticës Raftsundet, Norvegji, duke lënë të vdekur tre persona.
“Shumë nga pasagjerët në autobus ishin shtetas të huaj”, tha policia, duke shtuar se autobusi kishte 58 pasagjerë.
Ambasada e Kosovës në Norvegji, ka hapur një linjë telefonike për bashkatdhetarët atje pas aksidentit të autobusit në qytetin e Nordlandit.
Ambasada tha se deri më tani nuk ka asnjë njoftim se në aksidentin e mbrëmshëm ka ndonjë shtetas nga Kosova.
“Të nderuar bashkatdhetarë, ju njoftojmë se pas aksidentit të autobusit në Nordland, Norvegji është hapur një linjë telefonike për të afërmit. Numri i telefonit është +4781502800”, thuhet në njoftimin e ambasadës.