Aksidenti në Sllatinë, lëndohen 4 persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy automjeteve në rrugën Pejë-Prishtinë më saktësisht në Sllatinë.
Zëdhënësja e Policisë, Luljeta Mehmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa policia po merret me rastin.
“Nga të dhënat e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si pasoj e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Mehmeti./21Media

Back to top button