Aksidenti tragjik në Drenas, në mesin e viktimave një fëmijë

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në fshatin Gllobar të Drenasit, ku humbën jetën dy persona.
Nura ka bërë të ditur se njëra viktimë e këtij aksidenti është një fëmijë 7 vjeçar.

“I prekur thellësisht në shpirt pas aksidentit të sotëm, ku humbëm dy qyterarë të komunës sonë; një nënë e dy fëmijëve dhe një 7 vjeçar.
Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen me familjet dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve! Shpirti i tyre u prehtë në paqen e Zotit”, ka shkruar Nura në Facebook.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Gllobar të Drenasit.Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./21Media
Back to top button