Aksidentohen pesë automjete, lëndohen dy persona

 
Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të pesë automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Borovci.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media

Back to top button