Aksidentohet autobusi me pasagjerë, ka të vdekur dhe të plagosur

6 persona kanë vdekur dhe 26 të tjera kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të autobusit turistik në Konya të Turqisë, që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Raportohet se të plagosurit janë dërguar në spital. Mediat turke raportojnë se në autobus ishin 44 pasagjerë.

Policia ka arrestuar dy shoferët e autobusit, Metin Çetintaş, i cili ishte duke vozitur dhe shoferin rezervë./21Media

Back to top button