Aksidentohet në Bujanoc autobusi i linjës Zvicër-Kosovë, kompania thotë se askush nuk u lëndua

Një autobus i kompanisë “Arditi Tours” është aksidentuar dje në Bujanoc, derisa ishte duke u kthyer nga Zvicra.
Nga kjo kompani kanë thënë se autobusi është aksidentuar me një veturë me targa të Serbisë dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Ju njoftojmë se dje gjatë rrugës Zvicër Kosovë ka ndodhur një Aksident trafiku 3 km afer kufirit Serbi Kosove afër Dheu Bardh dhe i sqarojme publikut se deri te aksidenti ka ardhur ku një veture me targa Serbe nje person i moshuar ka hup vedijen e vozitjes dhe ka dalur ne krahin e kundert ne drejtim te Autobusit dhe nga refkelset e mira te Vozitesit të Autobusit per te anashkalaur nje aksident në njerz ka ikur ne krahin e majte dhe vetura me targa te Vranjes e ka goditur Autobusin ne pjesen e djathte me dëme Materiale per te cilat nuk bemi merak pasi te gjithe Pasagjerët kane qene shumë mirë dhe pa asnje shenje të vogël as te gervishjeve.
Krejt kjo ka ndodhur dje rreth orës 13:30 dhe këte e ka konfimruar edhe Policia e Bujanovcit se Vetura në fjalë ka qenë Fajtore”, thuhet në njoftimin e kompanisë.