Aksidentohet një 18 vjeçar, makina i kthehet përmbys
Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën “Konferenca e Pezës”, në Tiranë, ku si pasojë një 18 vjeçar ka pësuar lëndime.
Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 18 vjeçari i cili ndodhet në spital është jashtë rrezikut për jetë, shkruan ora news.
“Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?