Aksidentohet një autobus në Turqi, 9 të vdekur

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autobus.
Sipas agjencisë Anadolu, autobusi me 50 persona ndoqi itinerarin Stamboll-Izmir. Ai u përplas me një ngarkesë të rëndë në zonën e qytetit të Somës, transmeton rtv21.tv.
Gjashtë persona vdiqën në vend, tre në spital. Të gjithë viktimat u shtruan në spital.
Arsyet e incidentit aktualisht janë duke u hetuar./21Media

Back to top button