Aksidentohet një veturë e KFOR-it në Deçan

Një veturë e KFOR-it është aksidentuar të premtën Lëbushë të Deçanit.

Aksidentin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Ai tha se vetura devijoi nga rruga por se nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Lebushë të Deçanit. Ekipet kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë parë se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga, por nuk ka pasur të lënduar”, tha Gashi.

Back to top button